Dorëhiqet presidenti i Malit

 

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keïta ka dhënë dorëheqje pasi u arrestua nga ushtarët të martën. Në një prononcim, ai tha se po e shpërndanë Qeverinë dhe parlamentin, duke shtuar “Nuk dua të derdhet gjak për të më mbajtur në pushtet”.

Vendimi vjen disa orë pasi ai dhe kryeministri Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtarak afër kryeqytetit Bamako, duke nxitur reagimin e fuqive rajonale dhe Francës./21Media

Back to top button