Doktoresha Rukije Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vendimin e saj e ka konfirmuar vetë Mehmeti për KP. Sipas saj pas këtij vendimi nuk qëndron asnjë lloj presioni, por thjeshtë ka të bëjë me jetën personale dhe dëshirën për të qenë më afër pacientit.

Arsyet janë personale familjare faktikisht ngarkesa të shumta në punë, unë kam dëshirë, por nuk po mundem me iu përkushtua pacientit sa po kam dëshirë, dhe posti i drejtorit të largon edhe nga pacienti dhe është me rëndësi me u marr me pacientin sesa me u marr me pozita udhëheqëse kam ngarkesa familjare dhe kjo është arsyeja nuk ka kurfarë arsye tjetër”, ka thënë ajo.

Pulmologia ka theksuar se ajo do vazhdoj të jap kontributin e saj si doktoreshë në Klinikën e Pulmologjisë, por vetëm që më nuk do e drejtoj këtë klinikë.

Ajo ka shtuar se deri tek ky vendim nuk ka ardhur për shkak se ka pasur raporte të këqija me ndokënd.

Nuk kam pasur kurfarë raporte të këqija me askënd kurfarë probleme tjera, por tash unë nuk jam as drejtori i pari as i fundit që kam dhënë dorëheqje kjo është pse unë po dua me u marr me pacientin më shumë sesa me pozita menaxhuese”, ka thënë Mehemeti.