Dorëzohen dy të dyshuarit për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarit për vrasjen e 37-vjeçarit të enjten në Gjilan, tashmë janë dorëzuar dhe arrestuar.

Sipas Policisë, dorëzimi i tyre ka ardhur si pasojë e kontrolleve të vazhdueshme që kanë kryer në lokacionet që ata kanë qenë duke u strehuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga ta është konfiskuar një armë zjarri Pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.

“Të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024 në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’ në Gjilan në të cilin rast ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit viktima S.O. i vitit të lindjes 1987. Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri Pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.

Back to top button