Dorëzohen në Kushtetuese vendimet e Supremes për kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia
Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mori vendimesh të Gjykatës Supreme drejtuar Qeverisë së Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.
Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta ka thënë se kërkesa e tyre është që gjykatat në Kosovë mos t’i hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria serbe.
Ndër tjera Bejta ka shtuar se, përveç në gjykatat vendore, do të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.
“Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut dhe dinjiteti njerëzor. Gjykatat tona përpos që i refuzojnë, i rrezojnë palët, që të drejtat e tyre të mohuara t’i kërkojnë nëpër gjykatat e Beogradit. Kjo është e papranueshme, kjo është më shumë se fyerje, më shumë se vrasje, humbje e dinjitetit”, ka thënë ai.