Donacioni nga Bashkimi Evropian edhe prej tetë pajisjeve për ventilim mekanik (respiratorë) dhe njësi të ndryshime të pajisjeve mbrojtëse personale, sot u dorëzuan si mbështetje për  Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar prej Kovid-19.

Me donacionin e sotëm dhe 12 respiratorët e dhuruar paraprakisht rrumbullakohet numri prej 20 makinave respiratore të cilët janë blerë për katër milionë euro dhe KE i vendos në dispozicion të ndihmës urgjente të vendit për ballafaqim me krizën e Kovid. Krahas respiratorëve, në kuadër të ndihmës nga BE janë siguruar edhe nga 10 respiratorë të oksigjenit, por edhe sasi e madhe e pajisjeve mbrojtëse: mbi 750 mijë doreza kirurgjike, dhjetëra mijë skafandër mbrojtës, veshje mbrojtëse, syze mbrojtëse, maska mbrojtëse, veshje mbrojtëse për këmbë etj.- pajisje e cila veç më shfrytëzohet nga punonjësit mjekësor të Klinikës Infektive dhe shtëpitë tjera shëndetësore.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj në vend, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe në prani të  Euroambasadorit Samuel Zhbogar në sheshin para hapësirave të Sekretariatit për Çështje Evropiane prezantuan ndihmën e arritur nga Bashkimi Evropian si mbështetje për vendin tonë për ballafaqim me COVID-19.

Euroambasadori Zhbogar theksoi se me donacionin në vlerë prej 4 milionë eurosh, BE-ja vazhdon të tregojë solidaritet me vendin në vepër, ndërsa tashmë janë paralajmëruar 40 milionë euro për rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit dhe 160 milionë euro si hua për të cilën tashmë është arritur marrëveshje me Qeverinë. Ai gjithashtu shtoi se rreth 330 mijë euro për projektet që janë në vijim do të rialokohen për të përmbushur nevojat për ballafaqim me koronavirusin. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese.

Ministri Filipçe iu falënderua Bashkimit Evropian për këtë ndihmë të rëndësishme ata ishin ndër të parët që ofruan ndihmën e cila vërtetë arriti.

Pajisja në vlerë prej katër milion eurosh që i vendoset në dispozicion vendit paraqet vetëm mbështetje urgjente për sistemin shëndetësor të vendit, nga Komisioni Evropian, ndërkaq, vendet anëtare të BE-së, në kuadër të mekanizmit për mbrojtje civile, por edhe në kuadër të ndihmës së drejtpërdrejtë bilaterale, çdo ditë dërgojnë ndihma dhe mbështetje, që është dëshmi për luftën e përbashkët kundër COVID19. /TV21