Etem Arifi, deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, sot është dorëzuar në organet e drejtësisë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Arifi është dorëzuar vet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.

Ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Arifi deri tani ndodhej në arrati./21Media