Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit, sot është dorëzuar në Polici.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti.

Sipas policisë ndaj të dyshuarit kanë filluar procedurat e nevojshme policore.

Sipas policisë mbrëmë pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet që me armë zjarri kanë qëlluar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe si pasojë e plagëve të marra, një i mitur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë./21Media