Dorëzohet në polici i dyshuari që rrahu për vdekje një person në Ferizaj

 

Është dorëzuar në polici një person i cili dyshohet se më datën 21 shkurt të këtij viti ka rrahur për vdekje një qytetar në Ferizaj.

Policia e Kosovës njoffton se i dyshuari kishte ikur nga Kosova, por që sot në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.” thuhet në njoftimin e policisë.

Sic njofton policia më 21 shkurt rreth orës 15:30, ka pranuar informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e mosmarveshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.”, ka njoftuar policia./21Media

Back to top button