Sonte zhvillohet ndeshja Dortmund - PSG

Sonte zhvillohet ndeshja Dortmund – PSG

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve. Përpos ndeshjes, Atletico Madrid – Liverpool, sonte luhet edhe ndeshja tjetër e 1/16 të Ligës së Kampionëve, ajo ndërmjet Dortmundit dhe PSG.

Te dy skuadrat janë në një formë të lartë, dhe ndeshja mes tyre pritet të jetë tejet interesante.

PSG u kualifikuar në këtë raund nga pozita e parë, duke lënë prapa Real Madridin, ndërsa Dortmundi përfundoi e dyta në grup pas Barcelonës.

Formacionet e mundshme:

Dortmund (3-4-3): Burki, Piszczek, Hummels, Akanji, Hakimi, Witsel, Can, Guerreiro, Hazard, Sancho, Haaland.

PSG (4-4-2): Navas, Meunier, Marquinhos, Silva, Bernat, Di Maria, Gueye, Verrati, Neymar, Mbappe, Icardi.

Kujtojmë që përballja do zhvillohet në “Signal Iduna Park”, nga ora 21:00.