Borussia Dortmund i ka caktuar afat Manchester Unitedit që deri më 10 gusht të pajtohet me kushtet për Jadon Sanchon, nëse dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij.

Klubi gjerman i ka thënë Unitedit se ata duan më shumë se 100 milionë për 20-vjeçarin e Anglisë.

Ende nuk ka ndonjë marrëveshje për një tarifë, e cila do të paguhej me këste, transmeton rtv21.tv.

Dortmundi ka caktuar afatin sepse duan përgatitjen e pashqetësuar për sezonin Bundesliga 2020-21.

Sezoni i ri fillon më 18 shtator, ndërsa afati kalimtar i verës në Evropë mbyllet më 5 tetor.

Sancho ka qenë në Dortmund për tre vjet, pasi që preje se iu bashkua atij nga Manchester City në gusht të vitit 2017 për pak më shumë se 10 milionë euro./21Media