Klubi gjerman që është gati të ofrojë Schurrlen për Zahan

Klubi gjerman që është gati të ofrojë Schurrlen për Zahan

Wilfried Zaha pëlqehet shumë nga Borussia Dortmundi që është gati të ofrojë Andre Schurrlen, plus një shifër të parash për transferimin e sulmuesit të Crystal Palace.

Schurrle nuk ka arritur të gjejë veten në ekipin e Dortmundit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Nëse Crystal Palace pranon ofertën e tyre, Zaha mund të transferohet në Signal Iduna Park gjatë javës së ardhshme.