Dortmundi teston seriozitetin e City në Ligën e Kampionëve, formacionet zyrtare

Me titullin e Premier Ligës pothuajse të siguruar, Manchester City do të provojë të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Skuadrës së drejtuar nga trajneri Pep Guardiola i mungon pikërisht ky trofe për t’u konfirmuar se skuadër dominuese edhe ne Evropë dhe sonte do të ballafaqohet me skuadrën gjermane Borussia Dortmund në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Etihad” dhe starton nga ora 21:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Stones, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Foden, Mahrez, De Bruyne (C).

Borussia Dortmund: Hitz, Bauza, Dahooud, Haaland, Reus, Guerreiro, Hummels, Akanji, Belingham, Can, Knauf.