Reperi dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, Dr.Dre dhe bashkëshortja e tij, Nicole Young, duket se përfundimisht i kanë ndarë rrugët.

Siç u raportua fillimisht nga TMZ e më pas nga People, Young ka paraqitur dokumentet për divorc të hënën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Megjithatë, përfaqësuesit e reperit nuk kanë pranuar të komentojnë një gjë të tillë.

Dr. Dre dhe Nicole bën paraqitjen e tyre të fundit në publik në shfaqjen e modës ‘Tom Ford’ me vajzën Truly në muajin shkurt.

Vlera neto e pasurisë së Dre sipas Forbes, vlerësohet rreth 800 milionë dollarë, e gjitha kjo falë kufjeve Beats by Dr. Dre.