5.279 persona kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirus.-Krasniqi: Personat që kanë kontaktuar të infektuarve nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë

5.279 persona kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirus.-Krasniqi: Personat që kanë kontaktuar të infektuarve nuk duhet të dalin në asnjë mënyrë

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, shumica e rasteve të reja të të konfirmuarve me COVID-19, janë persona që kanë pasur kontakte me të infektuarit e mëhershëm. Sipas të dhënave të fundit të këtij instituti, janë më shumë se 5 mijë e 200 persona që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Për këta, infektologu Valbon Krasniqi thotë se janë të dyshuar potencialë për infektim me koronavirusin e ri. Doktori Krasniqi thotë se këta persona nuk bën të dalin nga shtëpitë e tyre kurrsesi, por është i vetëdijshëm se ky numër njerëzish është e pamundur të kontrollohet. Ju ftojmë ta ndiqni një pjesë nga biseda që u zhvillua në magazinën e pasdites “Bon Bon”, këtu në Radiotelevizionin 21.
(E pergaditi LORIK BAKIJA)./21Media