Kryetari i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se lirimi i masave do të duhej të ndodhte.

Kryetari i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se lirimi i masave do të duhej të ndodhte.

Ramadani në T7, ka thënë se po punohet me orar shumë të ngarkuar për ta parandaluar pandeminë.

Ai tha se situate në kuptimin e strategjisë, ku ata e kanë planifikuar që do të zgjas nga tre deri në 6 muaj.

“Pra, ne jemi ballafaquar me problemet shëndetësore dhe ekonomi. Ne kemi vendosur për të shpëtuar njerëzit”, tha ai, duke shtuar se ata kanë planifikuar se qytetarët do ta mësojnë këtë strategji për tre muaj, pasi gjithkund në botë mësojnë mjaftueshëm për kujdes gjatë asaj kohe.

Sipas tij, masat nuk janë liruar vrullshëm siç pretendojnë disa por janë liruar në mënyrën më të ngadalshme të mundshme.

“Duket të mësohemi të jetojmë me virusin dhe sa më herët që të mësohemi aq më të relaksuar do të jemi”, tha ai.

Ai ka thënë se numri kaq i madh i rasteve në Kosovë, është për shkak se nuk po zbatohen rekomandimet.