Oda e Mjekëve e Kosovës paralajmëron padi për ShSKUK-në

Oda e Mjekëve e Kosovës paralajmëron padi për ShSKUK-në

Oda e Mjekëve të Kosovës sqaroi se ky asociacion në muajin mars kishte paditur ministrinë e Shëndetësisë për mospagesën e shtesave për mbi 400 mjekë, por jo ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, siç kanë raportuar disa media. Kryetari i kësaj Ode, Pleurat Sejdiu, ndërkaq paralajmëroi edhe një padi tjetër, në këtë rast për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për shkak të mospagesës së kujdestarisë së 40 mjekëve.(Teksti & kamera- Xheneta Veliu)./21Media