Draft statuti i Asociacionit, Bajrami: Një monsturm i cili ka me defunksionalizu komplet shtetin e Kosovës
(Lajm i përditësuar)
Draft statuti i Asociacionit, Bajrami: Një monsturm i cili ka me defunksionalizu komplet shtetin e Kosovës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV duke folur për draft statutin e Asociacionit tha se Kryeminstri Kurti e ka marrë një barrë jashtëzakonisht të rëndë e cila me shumë gjasa sipas saj, do t’i mbetet insitucioneve të Kosovës.
Bajrami ndër tjera tha se Draft Statuti i Asociacionit është ”një monsturm i cili ka me defunksionalizu komplet shtetin e Kosovës”.
Bajrami: LDK-ja nuk e voton projektligjin për buxhetin e vitit 2024
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votojë Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, kjo u bë e ditur nga deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21.
”Jo sepse nuk është buxhet zhvillimor, është buxheti i fundit për mandatin e plotë të Qeverisë Kurti 2”, tha Bajrami.
Bajrami: Në qeverinë Mustafa nuk ka pasur asnjë skandal
Në ”Click” të RTV21 Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se në Qeverinë Kurti skandali më i madh është emërimi i ambasadorit, Martin Berishaj, teksa shtoi se në Qeverinë Mustafa nuk ka pasur asnjë skandal.
‘Unë e di që në qeverinë Mustafa për rreth tre vite nuk ka pasur asnjë skandal, nuk kam njohuri që dikush është hetuar për miliona me tregti qysh e kemi ambasadorin Martin Berishajn”, tha Bajrami.
Bajrami: E vetmja kategori që ka pasur rritje të pagës në sektorin publik është i gjithë kabineti i Kurtit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se e vetmja kategori në sektorin publik që ka pasur rritje të pagave gjatë qeverisë Kurti, është qeveria dhe kabineti i Kryeministrit.
”Nuk e njohë një kategori të zyrtarëve publik që iu është ngritur paga. Të vetmës kategori që ju është rritur paga në sektorin publik është Kurti si kryeminsitri i Kosovës, kanë qenë ministrat e tij dhe i gjithë kabinetit të tij”, tha Bajrami.
Bajrami: Kur dëgjon fjalimet e Kurtit ke përshtypje që po jetojmë në dy universe komplet paralale
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili dje ne Vjenë tha se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.
”Me dëgju fjalime të tilla ke pershtypje që po jetojmë në dy universe komplet paralale, Qeveria, ministrat, eksponentët e VV-së sikur janë në një univers ku me të vërtet ka përparim dhe ne qyetatrët e Kosovës, duke i përfshirë edhe partitë opozitare”, tha ndër tjera Bajrami./21Media