Drake sërish ka pushtuar kryeartikujt e mediave rozë

Drake sërish ka pushtuar kryeartikujt e mediave rozë

Reperi i njohur, Drake shumë shpesh ka qenë pjesë e mediave rozë për jetën e tij private ndërsa së fundmi sipas thashethemeve që po qarkullojnë ai ka nisur një romancë me modelen e njohur Bella Hadid.

Bella Hadid është fotografuar duke u larguar nga një klub nate në Los Angeles, ku edhe ishte së bashku me reperin Drake.

Dyshja ka festuar bashkë deri në orët e parë të mëngjesit ndërsa janë parë të largohen nga dyer të ndryshme. Drake ka dalë nga dera e pasme ndërsa Hadid përmes derës së përparme, por më pas kanë hipur të dy në makinën e Drake.

Deri tani nga dyshja nuk ka një konfirmim për këtë romancë./21Media