Ndahen çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

 Ndahen çmimet për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndau çmimet për  Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”.
Çmimi i parë “Katarina Josipi” për vitin 2020 iu dha dramës “Cari i Carave”, të autorit Agim Sopi;  Çmimi i dytë u nda për dramën “ Shtëpia e të humburve “, të autorit Zgjim Baraliu, ndërsa  Çmimi i tretë u nda për dramën “ Era”, të autores Albana Muja.  Ministrja Dumoshi, uroi laureatët për çmimet duke e vlerësuar punën e jurisë profesionale. Çmimet u janë ndarë laureatëve pa ceremoni për shkak të pandemisë./21Media