“Drama” mes Lazios dhe Interit mbyllet pa fitues
4 Tetor 2020
Një ndeshje tejet e luftuar dhe e zjarrtë është zhvilluar në “Olimpico” të dielën mes Lazios dhe Interit ku u realizuan dy gola dhe u ndëshkuan dy lojtarë me karton të kuq.
Interi e nisi më mirë ndeshjen dhe e gjeti golin e avantazhit në minutën e 30’ të ndeshjes me anë të sulmuesit Lautaro Martinez i cili u asistua nga kroati Ivan Perisic.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Ndeshje e balancuar u zhvillua në fraksionin e dytë të takimit, por Lazio mori më shumë lojën nën kontroll. Goli i barazimit erdhi në minutën e 55’ kur Milinkovic Savic me kokë e mposhti portierin slloven Samir Handanovic.
Në minutën e 70’, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi sulmuesi Immobile u përjashtua me karton të kuq pas goditjes në fytyrë që i dha Vidalit.
Ndërkohë, tre minuta para fundit të ndeshjes, edhe Stefano Sensi u përjashtua me karton të kuq.
Në fund të dy skuadrat morën nga një pikë.