Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi dje në Kamenicë.  Haradinaj-Stublla ka kërkuar që dorasi që vrau gruan 34-vjeçare “të goditet me çekanin më të fortë nga drejtësia”.

“Është absolutisht e papranueshme dhuna në familje dhe mostrajtimi i saj. Rastet si i djeshmi në Kamenicë, kërkojnë këndellje shoqërore dhe institucionale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, sot Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka vendosur një muaj paraburgim për të pandehurin që vrau gruan e tij në fshatin Birivojcë të Kamenicës. /21Media