Drejtori i AKI-së raporton me dyer të mbyllura

Sipas kryetarit të komisionit të gjitha organizatat e dyshuara për sulme janë nën hetime

Drejtori i Inteligjencës, Driton Gashi është raportuar sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.

Mbledhja e komisionit është mbajtur me dyer të mbyllura, derisa pas raportimit në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha se drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë në vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme në Kosovë.

Ai tha nuk është biseduar për organizatat e dyshuara për sulme, pasiqë të gjitha janë nën hetime. Se a kanë qenë serioze këto kërcënime ai tha se institucionet kërcënimet duhet t’i marrin seriozisht dhe se duhet të ketë gatishmëri.

Ai madje tha se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve.

Se kanë qenë figura politike cak i këtyre sulmeve Shala ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë se bëhet fjalë për figura të cilat janë përmend në media, si presidenti, kryeministri e të tjerët./21Media

https://youtu.be/lo3zG-POipY

 

Back to top button