Drejtori komunal e lë Kosovën pasi mori vizë pune për Gjermani

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Dina.
I pari i Rahovecit ka njoftuar se kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të drejtorit të deritashëm, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani.
“Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht dhe i uroj atij mbarësi dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar kryetari i Rahovecit./21Media

Back to top button