Tani ka një datë zyrtare për zgjedhjet presidenciale te Barcelona. Ato do të kryhen më 24 janar 2021 dhe të gjithë kandidatët gjatë kësaj kohe kanë kohën për të shpalosur projektin e tyre.

Situata ekonomike e klubit nuk është aspak e mirë dhe merkato duket se do të jetë e limituar për katalonasit.

Ky nuk është i vetmi telash për presidentin e ri, pasi koha që do të ketë në dispozicion është e shkurtër. Nga data 24 janar deri më 31 janar do të jenë vetëm 7 ditë për të bërë merkato dhe për të forcuar ekipin e Kumanit. Kjo gjë mund të sjellë pasoja edhe për vazhdimësinë e sezonit sepse skuadra mund të mos i arrijë objektivat pa pasur lojtarët e duhur.