Mysafirë të FHK-së në turneun final të Kupës së Kosovës janë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lulzim Ismajli.

“Prania e tyre dëshmon për raportet e shkëlqyera të FHK-së dhe FSHH-së. Gjatë qëndrimit të tyre do të zhvillohen biseda për bashkëpunim mes dy federatave, përkatësisht për rimëkëmbjen e mëtejme të hendbollit në Shqipëri. Sot një takim me dy mysafirët e respektuar e kanë mbajtur nënpresidenti i Federatës tonë, Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Federata jonë vazhdimisht ka përkrahur zhvillimin e hendbollit në Shqipëri”, thuhet në shkrimin e Federatës së Hendbollit  të Kosovës./21Media

Posted by Federata e Hendbollit e Kosovës on Sunday, 28 June 2020