Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë kundërshtuar rikthimin e Rusisë në G7, duke thelluar një mosmarrëveshje mbi dëshirën e Presidentit amerikan, Donald Trump që Rusia të ribashkohet.

Trump tha të shtunën se do të shtyjë samitin e G7 për në shtator. Ai tha se “grupi i vjetëruar i vendeve” të G7 duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe Rusinë.

Të Dielën, Trump i tha presidentit rus, Vladimir Putin për planin e tij për ta ftuar atë në samit.

Bërja e “përparimit drejt mbledhjes së G7” me Rusinë ishte ndër temat që liderët diskutuan në një telefonatë, transmeton rtv21.tv.

Samiti i G7, të cilin organizon SHBA sivjet, do të mblidhte udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për të diskutuar çështjet e bashkëpunimit. Por, ftesa e Trump drejtuar Putinit ka nxitur zemërimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, udhëheqësit e së cilës thanë të dielën se nuk do të mbështesin ripranimin e Rusisë në këtë grup.

Rusia u përjashtua nga grupi imë parë si G8 në vitin 2014 në përgjigje të aneksimit të saj të Krimesë.

Pavarësisht kundërshtimit nga anëtarët e tjerë të G7, Trump ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për kthimin e Rusisë në grup.

G7 ose Grupi i Shtatë, është një organizatë e përbërë nga shtatë ekonomitë më të mëdha të ashtuquajturat në botë.

Drejtuesit e këtyre vendeve takohen çdo vit në samite për të diskutuar çështje të qeverisjes globale, përfshirë ndryshimin e klimës, sigurinë dhe ekonominë./21Media