Drenasi – më i miri! (VIDEO)

Kurti: matja e performancës komunale është shumë e rëndësishme

Vazhdojmë me informacione tjera. Komuna e Drenasit ka fituar çmimin e parë për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, me 72 pikë. Vendi i dytë me performancën më të mirë ka dalë të jetë komuna e Rahovecit me 68 pikë, kurse në vendin e tretë janë radhitur komuna e Lipjanit me 65 pikë dhe ajo e Obiliqit.
Kështu u bë e ditur me rastin e ndarjes së grantit të performancës komunale për vitin fiskal 2021, ku 21 prej tyre kanë arritur të marrin grante ndërsa 17 të tjera nuk kanë plotësuar kushtet./21Media

 

Back to top button