Drenica tri gola i shënoi në pjesën e dytë

Drenica tri gola i shënoi në pjesën e dytë

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës.

Drita i është kthyer fitores pas barazimit në xhiron e kaluar, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal 2:0. Tri pikë të plota skuadrës së Ardian Nuhiut, ia siguruan Betim Hashimusa dhe Erion Vucaj.

Ndërsa, ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Flamurtariit përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Për Feronikelin kanë shënuar Da Silva dhe Dabiqaj. Kurse për vendasit dy gola i ka shënuar Shend Kelmendi.

Në ndeshjen tjetër, Drenica me tre golat e shënuar në pjesën e dytë arriti një fitore tejet të vlefshme kundër Vushtrrisë. Për drenicasit shënuan Përparim Osmani, Vilfor Hysa dhe Prince Balde./21Media