Sot ka filluar java e dymbëdhjetë e Superligës

Sot ka filluar java e dymbëdhjetë e Superligës

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e pra të javës së dymbëdhjetë, në Superligën e Kosovës.

Drenica ka arritur t’i rikthehet fitores, pas tri barazimeve dhe një humbje. Drenica mposhti Feronikelin me rezultat minimal 1:0, golin e vetëm e shënoi Qemail Elshani, në minutën e 5-të.

Pas kësaj fitoreje, Drenica gjendet në vendin e 7-të, me 17 pikë, ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e 6-të, me dy pikë më shumë.

Edhe ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit përfundoi me rezultate të njëjtë. Gola e Eri Lamçja, në minutën e 26-të, i siguroi tri pikë Vushtrrisë.

Vushtrria me këtë fitore është ngritur në vendin e parafundit, kurse Llapi gjendet në vendin e 5-të./21Media