Drenica e votoi më shumë Visar Ymerin apo Shpend Ahmetin?

Ahmeti prin me 817 vota

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 1709 vota në Gllogovc. Kjo bëhet e ditur në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikuara nga KZQ-ja.

Formularët e publikuar janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjëherë pasi u mbyllën ato.

Sipas këtyre formularëve, del se drenickatët pas Kurtit, më së shumti vota i kanë dhënë Shpend Ahmetit dhe se sa kryetarit të VV-së, Visar Ymerit.

Shpend Ahmeti në Gllogovc ka marrë 817 vota  kurse, Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota.

Në këtë numër nuk janë të llogaritura votat me kusht, me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta./kp

Back to top button