Drita barazon në Klinë, Ballkani fiton dhe bëhet lider

Sot, janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Ballkani ka triumfuar në përballje me Drenicën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 1:0. Golin e fitores për portokallezinjtë e Suharekës e ka shënuar Edvin Kuq, në minutën e 30-të.

Me këto tri pikë skuadra e Ilir Dajës është rikthyer në pozitën e parë në renditje, me 58 pikë, kjo falë edhe barazimit të Dritës në Klinë në duel me Dukagjinin (0:0).

Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ka qenë mjaft interesante, ku të dyja skuadrat kanë pasur disa raste shënimi, por nuk janë treguar efikase në finalizim të aksioneve.

Tani Drita ndodhet në pozitën e dytë, me 57 pikë, derisa Dukagjini ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë.

Back to top button