Takimi hapës i xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet në Gjilan.

Drita sot do të përballet me Drenicën. Ekipi gjilanas synon fitoren për të prekur titullin, kurse skuadra nga Skenderaj kërkon triumfin për të siguruar mbijetesën.

Drita renditet në vendin e parë me 65 pikë, ndërsa Drenica në të tetin me 41 pikë të grumbulluara.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Gërbeshi, Cuculi, Limani, Blakçori, Vucaj, Bujar Shabani, Fazliu, Xhevdet Shabani, Ajzeraj, Emini Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Turku, Pasoma, Osmani, Thaqi, Hamiti, Elashani, Hyseni, Meziu, Shillova Kryetrajner: Fadil Rama.