Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll

Dy takimet kanë përfunduar me fitoren e vendasve me rezultate të thella.

Drita e mposhti skuadrën e Vllaznisë me rezultat 2:0, për ta fundosur atë në fundin e tabelës. Golat për skuadrën e Bekim Isufit i shënuan kapiteni Gërbeshi, i cili shënoi nga penalltia dhe Drilon Musaj i cili shënoi në minutë e 40-të.

Trepça 89 e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë 3:0. Kjo humbje e gjakovarëve ja vështirson shumë punët për një shkëputje nga pozitat që sigurojnë ndeshjet e barazhit. Oto John me dy gola dhe Llapidar Lladrovci ishin lojtarët që ia dhuruan tri pikë mjaft të vlefshme skuadrës nga Mitrovica.