Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ardian Nuhiun për drejtimin e skuadrës.

Skuadra nga Gjilani ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin me trajnerin shkupjan, pas rezultateve të mira në këtë edicion, edhe për dy vjet të tjera.

Drejtori i përgjithshëm Feti Murseli është shprehur tejet i kënaqur me punën profesionale dhe përkushtimin e trajnerit shkupjan Ardian Nuhiu, dhe për të cilën i është besuar klubi edhe për dy vjetët e ardhshme. Klubi jonë i dëshiron suksese në qëllimet tona të perbashketa trajnerit“, thuhet në njoftim./21Media