Drita kthehet me tri pikë të plota nga ballafaqimi me Prishtinën në “Fadil Vokrri”
Ka përfunduar tashmë edhe ndeshja e fundit e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e zhvilluar të stadiumin “Fadil Vokrri”.
Është skuadra nga Gjilani, Drita ajo e cila ka dalë me tri pikë të plota nga ky ballafaqim shumë i rëndësishëm duke ruajtur kështu hapin me skuadrat tjera që po luftojnë për titullin kampion në këtë edicion të Superligës së Kosovës.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e 36’ kur Simonovski shënoi për 1-0, gol ky që në fund doli të jetë edhe gol i fitores.
Më këto tri pikë, Drita ngjitet në vendin e tretë, pra me 31 sosh, kurse Prishtina renditet e pesta me 24 pikë.