Është tërhequr sot shorti i rrethit të dytë të Europa Leagues. Skuadra e Dritës ka mësuar kundërshtarin, me të cilin do të ndeshet gjatë muajit shtator.

Kampioni i Kosovës do të luajë përballë FK Sileks-it të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja ndërmjet KF Dritës dhe FK Sileks-it do të luhet më 17 shtator.

Ndërkohë, ndeshja do të luhet vetëm me një takim.