Drita mposht Llapin, rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

 
Kanë përfunduar tre ndeshjet hapëse të xhiros së 11 në Superligën e Kosovës, ku në derbin mes Llapit e Dritës, tre pikët ka siguruar skuadra mysafire.
Drita ka mposhtur sot skuadrën e Llapit si mysafire në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 3:1, ku golat për skuadrën gjilanase i shënuan Fazliu (minuta e 5’) dhe Simonovski (minuta e 34’ dhe 72’), kurse për vendasit golin e nderit e shënoi Shillova në minutën e 45’+2 shtesë.
Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe skuadra e Gjilanit, e cila vazhdoi formën e saj të mirë me fitore kundër Feronikelit, të cilin e mposhti si vendas me rezultat minimal 1:0.
Në anën tjetër, skuadra e sapo inkuadruar në Superligë, Malisheva nuk di për fitore që gjashtë ndeshje, ku sot pësoi humbje nga Ulpiana me rezultat të ngushtë 2:1.
Me pikët e reja, Gjilani zë vendin e parë me 20 sosh, një më shumë se Drita në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Ballkani me 18 pikë dhe Drenica me 17 sosh, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në kuotën e 10 pikëve dhe në fund të tabelës gjenden tre skuadrat si Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Gjilani 1 – 0 Feronikeli
KF Llapi 1 – 3 Drita
Malisheva 1 – 2 Ulpiana.

Back to top button