Drita siguroi vendin në mesin e skuadrave elitare

Drita siguroi vendin në mesin e skuadrave elitare

Drita e Gjilanit ka mbetur në Superligën e Kosovës në futboll, pasiqë sot mposhti Dukagjinin, me rezultat 2-1, në “Riza Lushta” në ndeshjen e barazhit.

Sfida e dytë e barazhit mes Dukagjinit dhe Dritës, nuk ka dhënë lojë edhe aq të mirë për shkak të peshës së madhe që kishte kjo ndeshje.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, mirëpo, dukagjinasit në minutën e 35-të përmes Emanuel Zallajt kaluan në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë të lojës, gjilanasit më gjitha forcat kërkuan golin e barazimit dhe atë e gjetën në minutën e 64-të më anë te Semir Zenelit.

Dukagjini në çerekun e fundit të lojës ishte më një lojtar më pak pasiqë portieri, Visar Haxhijaj u ndëshkua më karton të kuq.

Mungesën e një lojtari më pak në terren, mjaft mirë e shfrytëzuan gjilanasit të cilët në minutën e 91-të përmes Alban Shilovës shënuan edhe golin e dytë dhe të fitores për Dritën, e cila tashmë siguron vendin në mesin e skuadrave elitare.