Pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, e cila përfundoi mes shumë polemikash si dhe trazirave, klubi nga kryeqyteti ka akuzuar skuadrën tjetër të Gjilanit, atë të Dritës se ka paguar gjyqtarët për t’i dëmtuar ata.

Për një gjë të tillë, për kp ka folur drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i cili është shprehur se është për keqardhje se kush po e udhëheq skuadrën e Prishtinës.

“Është për keqardhje se në dorë të kujt ka mbet udhëheqja e klubit të Prishtinës, dhe në çfarë niveli kanë ra. Të gjithë dëshirojnë të jenë në pozitën ku është drita prandaj dhe kapen të gjithë tek ne, tha fillimisht ai.

Tutje ai konfirmoi se janë duke përgatitur padi ndaj të gjithë atyre që po shpifin, përfshirë këtu edhe drejtuesit e Prishtinës.

“Ne jemi duke përgatit padi ndaj të gjithë atyre që po shpifin dhe po na apostrofojnë neve si klub me të pavërteta”, tha shkurtimisht Zymberi./kp