Drita sonte u eliminua në kualifikimet e Ligës së Evropës. Skuadra kampione e Kosovës u eliminua nga garat evropiane pas humbjes që pësoi nga Legia e Varshavës.

Legia fitoi me rezultat 2-0 në territorin e vet, duke bërë që kosovarët t’i japin fund aventurës evropiane.

Dy golat e Legias u realizuan në pjesën e parë të takimit, Wszolek në minutën e 24-të dhe Pehkart në minutën e 43-të.

Skuadra e Dritës tentoi në dy pjesët e ndeshjes, por ishte e pafuqishme ndaj skuadrës polake.

Tashmë, Legia luan në “Play Off” të Ligës së Evropës, kurse Dritës i mbetet fokusi vetëm në futbollin kosovar.