Kryetari i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazoviq është shprehur i habitur që mandatari Zdravko Krivokapiq e ka përzgjedh për kabinet qeveritar.

Duke fol për mediat në Podgoricë, Abazoviq tha se mandatari s’kishte asnjë detyrim ndaj URA, dhe as ndaj koalicionit “Zeza në të Bardhën”.

Abazoviq tha se është i habitur nga propozimi i Krivokapiq, për postin e ministrit të mbrojtjes të Malit të Zi.

Mediat më herët raportuan se përveç postit të MInistrit të Mbrojtjes, Abazoviq pritet të ketë edhe funksionin e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi.

Propozimi i Krivokapiq pritet t’i dorëzohet partnerëve të koalicionit, e mandej të shkoj për votim në Kuvendin e Malit të Zi, me apo pa ndryshime eventuale në përbërjen e kabinetit.