Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

Pas testimit që bëra, doli se isha pozitiv për virusin corona. Ndihem mirë, jam në vet-izolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje t’i kthehem detyrimeve të mia të rregullta. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, vendosni një maskë dhe mbani distancën“, ka shkruar Abazoviq.

Kujtojmë se ditë më parë, Abazoviq u propozua si zëvendëskryeministër i Malit të Zi. Mediat atje poashtu raportuan se lideri i URA-s do të jetë edhe ministër i Mbrojtjes i Malit të Zi./21Media