Dritan Abazoviq, pritet të bëhet zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, shkruajnë mediet në Podgoricë. Sipas gazetës Vijesti, Abazoviq do të merr edhe detyrën e Ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi.

Mediet në Podgoricë shkruajnë, se mandatari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiq ka bërë gati kabinetin e tij dhe do të ketë 22 resore. Krivokapiq listën e emrave të ministrave pritet t’ua dorëzojë partnerëve të koalicionit, e më pas ta dërgoj në kuvend për votim.

Në rast se propozimi për ministër të mbrojtjes refuzohet nga Kuvendi i Malit të Zi, atëherë Krivokapiq ka si opsion të dytë “Kërsto Peroviqin” Qeveria aktuale në Mal të Zi, ka tre zëvendëskryeministra, dhe 17 ministri dhe një ministër pa portofol.