Kuka thotë se fillimisht duhet pasur informata për imunitetin e secilit sportist

Kuka thotë se fillimisht duhet pasur informata për imunitetin e secilit sportist

Ka kaluar më shumë se një muaj, kur në Kosovë u pezulluan të gjitha aktivitet sportive. Kjo situatë ka ndikuar negativisht tek sportistët, të cilët janë duke u munduar ta mbajnë formën e tyre me ushtrime në kushte shtëpie.

Në lidhje me këtë trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka përmes një njoftimi në Facebook, është shprehur se sportistët nuk duhet të marrin modele të stërvitjeve që tani më janë bërë trend në rrjete sociale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim.

“Në mungesë të hulumtimeve shkencore në Kosovë për stërvitjet e sportistëve,gjatë kësaj situate të krijuar po ju sygjeroj që stërvitjet duhet planifikuar asisoj që të ruhet imuniteti i çdo sportisti në rast të infektimit eventua”, ka shkruar Kuka.

Ai ka shtuar se duhet pasur informata për imunitetin e secilit sportist e pastaj të ndërtohet programi stërvitor. /21Media