Driton Kuka merr titullin “Doctor Honoris Causa”

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka pranuar sot titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti ‘Luarasi’ në Tiranë.
Në krye me Kukën, këtë vit kalendarik ekipi kosovar i xhudos ka arritur të sjellë medalje nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020, ku xhudistja Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të artat në kategoritë e tyre.

“I nderuar nga Universiteti “Luarasi” në Tiranë me titullin Akademik:Doctor Honoris Causa“! Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të Sistemit Edukativo Arsimor në Japoni! Me shpresë që sporti që ka ba krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bahet pjesë e Sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri! ”, ka shkruar Kuka në Facebook./21Media

Back to top button