Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka sot bëri të ditur se Federata e Xhudos e Kosovës, e cila udhëhiqet nga vllau i tij, Agron Kuka do të përpunojë një plan për t’iu ndihmuar xhudistëve në ushtrime te tyre gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ja çfarë do të përmbaj ky plan:

“18 Maj – 02 Qershor
– Lejimi i stërvitjeve në ambient të hapur
– Numri i garuesve të jetë deri 10 persona
– Stërvitjet të jenë me vetëm një trener
– Grupi të jetë fiks me emra të përveçëm
– Stërvitjet të jenë pa kontakt dhe me distancë që i përmbush kriteret e distancimit social
Prej 02 Qershor e më tutje
Lejimi i stërvitjeve edhe në palestra
– Numri i garuesve të jetë deri në 10 persona
– Të fillohet stërvitja me një partner fillimisht
– Grupi të jetë me emra të përveçëm nga stërvitjet e filluara me 18 Maj në ambient të hapur.

Pas këtyre masave deri në një afat tjetër e duke përcjellur gjendjen të avancohet me lehtësime tjera!
Palestra të ketë gjysëm ore pauzë në mes grupeve që të merren masa dezinfektuese”, shkroi Kuka në facebook.

Sipas Kukës, kjo formë do ringjallte klubet, sepse pauza shumë e gjatë mund të reflektojë negativisht deri edhe në humbjen e garuesve, por edhe mbyllje të klubeve.