Gjashtë persona u është caktuar masa e ndalimit

Gjashtë persona u është caktuar masa e ndalimit

Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar 13 persona të cilët në një hotel në qytetin e Prizrenit kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz. Në vendin e ngjarjes përveç tjerash është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike që sipas Policisë dyshohet të jetë kokainë.

“Personat e dyshimte të cilët janë gjetur në hotel janë kontrolluar dhe sipas dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes të njëjtit kanë zhvilluar aktivitetin ilegal “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” si dhe “ Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Në këtë lokacion janë gjetur gjithsej 13 persona të dyshimtë, një sasi e vogël e dyshuar për kokainë dhe materiale për mbajtjen e evidencave me rastin e lojës së bixhozit si: fletore e shënimeve, letra bixhozi, pako metalike ngjyrë hiri me figura të lojërave ‘poker’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit 7 persona janë liruar në procedur të rregullt, derisa 6 të tjerëve P. B i lindur në vitin 1968, H.K i lindur në vitin 1981, K.K i lindur në vitin 1974, S. K i lindur në vitin 1976, Sh.K i lindur në vitin 1975, T.K i lindur në vitin 1966 në koordinim me Prokurorin e rastit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Rasti është duke u hetuar dhe veprimet e policisë janë ndërmarrë më urdhër të prokurorit të shtetit./21Media