Një sasi e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është gjetur të shtunën rreth orës 13:10 brenda oborrit të burgut të Smrekonicës.

Policia dyshon se droga ishte hedhur aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./21Media