Dua Lipa ka shprehur haptas përkrahjen e saj për kandidatin për president të Amerikës Joe Biden.

Dua ka ftuar shqiptarët që ta votojnë Bidenin edhe për një fakt tjetër. Ajo ka thënë se Biden ka mështetur Kosovën gjatë luftës.

 “Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e fuqishme. Joe Biden qëndroi krah nesh kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare për ju, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet kaq shumë tani”, ka thënë ajo në një video të publikuar nga komuniteti shqiptar në SHBA “Albanian Americans for Joe Biden”./21Media