Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa duket mjaft e lumtur në imazhet e fundit, në të cilat shihet me të dashurin, Anwar Hadid.

Dua dhe Anwar janë duke pushuar në një vend të bukur, nga ku artistja ka publikuar pamje të shumta për miliona ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv

Çifti është duke pushuar në St.Lucia të Karaibeve, ku nga pamjet e publikuara nga Dua, duket vend i mrekullueshëm.

Ndryshe, ka një vit që ylli i muzikës ndërkombëtare është në lidhje me Anwar Hadid./21Media